Kryetrajneri i Prishtinës: Shumë ndeshje e fortë

Futboll

Kryetrajneri i Prishtinës: Shumë ndeshje e fortë

Më: 1 shtator 2024 Në ora: 14:24
Jean –Michell Cavalli

Prishtina ka shënuar fitore të madhe e me përmbysje me rezultat 3:2 ndaj Llapit të Podujevës, në takimin e javës së 4-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Jean –Michell Cavalli, kryetrajner i Prishtinës, ndihet krenar për tre pikët e fituara.

Prishtina aktualisht renditet në vend të dytë me 7 pikë sa ka edhe Ballkani në krye të renditjes.

"Shumë ndeshje e fortë dhe me gjithë këtë ambient dhe me këtë publik, ishte reklamë e bukur e futbollit të Kosovës.

Për neve ishte shumë e vështirë kur Llapi dy herë udhëhoqi rezultatin, por, ashtu siç treguam në Ferizaj, edhe sot skuadra tregoi karakter të fortë dhe sidomos goli i Vitisë ishte në momentin kyç të ndeshjes.

Sa shkonte fundi i lojës unë pash lodhje te kundërshtari, ndryshe prej nesh që kishim ngritje dhe kur bënë trysni të pandalshme kjo është shumë determinuese.

Nuk ka zëvendësime të mira, për mua është normale, çdonjëri futbollist duhet të jap më të mirën, titullar apo zëvendësues, për mua më e rëndësishme është fitorja si ekip”, tha Cavalli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat