Muriqi reagon pas fitores

Futboll

Muriqi reagon pas fitores

Më: 1 shtator 2024 Në ora: 14:41
Mallorca

Vedat Muriqi u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes Leganes-Mallorca, ku këta të fundit fituan minimalisht 0:1.

Ishte goli i Dani Rodriguez që e vendosi fatin e këtij takimi, kurse për të asistoi sulmuesi ynë.

“Punë shumë e mirë e ekipit. Shkojmë për më shumë”, shkroi Muriqi.

Kujtojmë se ylli kosovar e ka edhe një gol të shënuar në La Liga këtë sezon, ndaj Real Madridit, ku edhe aty ishte shpallur lojtari i ndeshjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat