Nikolo Barela shënoi një supergol kundër Atalantës, por ai nuk u befasua.
Mesfushori zikaltër thotë se goditje të tilla i provon shpesh në stërvitje dhe nuk janë rastësi.
“Atalanta është skuadër e fortë. Por falë dy golave të Turamit, që as ai vetë nuk e di sesi i shënoi, e futëm ndeshjen në rrugën e duhur. Goli im? Unë i provoj shpesh goditje të tilla edhe në stërvitje. Stërvitem për të shënuar.
Gjeta koordinimin e duhur, por nuk ishte i lehtë.
Goli shërbeu që të gjenim disi qetësinë dhe të luanim më mirë. Jam i lumtur për këtë. Duhet të vazhdojmë kështu dhe të përmirësohemi sepse kampionati është i vështirë”, përfundoi mesfushori.