Të gatshëm

Futboll

Të gatshëm

Më: 1 shtator 2024 Në ora: 15:55
Dinamo

Dinamo pritet të zbresë në fushë kundër Elbasanit me të njëjtët emra që ka luajtur edhe dy javët e para.

Stafi teknik është munduar të vlerësojë situatën me Dejvi Bregun, nëse vlonjati mund ta nisë nga minuta e parë, por kjo gjë ka pak mundësi të ndodhë. Në mbrojtje pritet që të luajnë Meksi dhe Lorran nga krahët dhe Hoxha e Muzek në qendër.

Në mesfushë, Dita dhe Gudiabi mund të kenë sërish Karambën si lojtarin e tretë. Në sulm, Vila dhe Zabërgja do të mbështesin nga krahët Mandelën.

Të gatshëm për të marrë më shumë minuta janë Bregu, Nani dhe Maliqi, ndërsa Rufati, i ardhur së fundi në skuadër, nuk pritet që të jetë gati për këtë ndeshje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat