Allegri mund të rikthehet në stol, në krye të rivalëve të Juves në Champions League

Futboll

Allegri mund të rikthehet në stol, në krye të rivalëve të Juves në Champions League

Më: 1 shtator 2024 Në ora: 16:01
Allegri

Massimiliano Allegri mund të kthehet në stol shumë shpejt. Ish-trajneri i bardhezinjve mund të ulet në stolin e Benfica-s, që këto ditë ka shkarkuar trajnerin Schmidt për shkak të rezultateve të dobëta.

Drejtuesit e klubit portugez janë në kërkim të trajnerit të ri dhe, sipas Corriere dello Sport, në krye të listës duket se është Massimiliano Allegri.

Rui Costa, presidenti i Benfica-s kërkon të gjejë sa më shpejt trajnerin e ri dhe menaxheri i Allegri-t, Giovanni Branchini, thuhet se ka shkuar në Lisbonë për të negociuar.

Nëse Max do të bëhej trajneri i ri i Benfica-s, mund të përballet me Juventus-in në ndeshjen e fundit të Champions-it të ri, që do të zhvillohet në janarin e 2025-ës.

Ndeshja do të luhet në Allianz Stadium dhe do të ishte një kthim i bujshëm në Torino për Allegri-n.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat