Një situatë e pazakontë ka ndodhur gjatë ndeshjes së sotme, Partizani U19 – Apolonia U19.
Sfida e vlefshme për javën e dytë të Superiores.
Apolonia e nisi ndeshjen me 9 lojtarë, kjo për shkak të mungesës së fanellave te klubi fierak.
Kjo madje ka bërë që sfida e parashikuar të startonte në orën 12:00, ka startuar 1 orë e gjysmë më vonë, pra në 13:30.
Ngjarje e cila nuk ka ndodhur kurrë në vendin tonë, por Apolonia është në pritje që në lojë të futen dhe dy lojtarët e tjerë.