Ylber Ramadani është rikthyer që të luajë në nivelet më të larta te Lecce.
Këta të fundit fituan në shifrat 1-0 ndaj Cagliarit në ndeshjen e djeshme, e vlefshme për kampionatin në Serinë A.
Një performancë shumë pozitive e Ramadanit, që është vlerësuar me notën më të lartë të takimit.
Mesfushori i Shqipërisë ka marrë notën 7.5, duke u dalluar mbi të gjithë të tjerët.
Ndërkohë përshkrimi në Calciomercato ishte i tilllë:
“Nëse kërkoni fjalën “mediano” në fjalor, do të gjeni Ylber Ramadanin. Arriti perfeksionin”, shkruhet në median italiane.