Inzaghi: Bukur të fitosh 4:0 me Atalantën

Futboll

Inzaghi: Bukur të fitosh 4:0 me Atalantën

Më: 1 shtator 2024 Në ora: 16:57
Inzaghi

Simone Inzagi është shumë i lumtur për triumfin e Interit kundër Atalantës. Trajneri zikaltër ua ka atribuuar futbollistëve!

“Ishin të zotët lojtarët. Bëmë mjaft mirë teknikisht sidomos në 30 minutat e para të ndeshjes.

Pastaj ishte normale që ta ulnim ritmin në fundin e ndeshjes. Jam shumë i lumtur sepse të fitosh kështu kundër Atalantës është diçka pozitive.

Në 4 ditët e fundit djemtë kanë qenë shumë intensivë në stërvitje dhe më kanë pëlqyer shumë. Ndonjëherë nuk kishim mbrojtësit në fund, por Barelën dhe Çalhën. Por ata kishin shumë siguri në vetvete. I lamë pak hapësira një skuadre të fortë si Atalanta.

Turam? Është duke punuar ashtu si vitin e kaluar. Ka shumë dëshirë dhe këtë e tregoi kur u rikthye në stërvitje disa ditë përpara programimit.

Të gjithë sulmuesit po bëjnë mirë. Edhe Taremi me Arnautoviçin më pëlqyen si u futën.

Kundërshtarët? Rivalët kanë bërë investime të mëdha. Nuk di të them se cila skuadër do të jetë rivali ynë, por të gjitha janë forcuar shumë. Ne duhet të bëjmë punën tonë në fushën e lojës për të qenë gati për çdo sfidë që do të sjellë ky kampionat”, përfundoi trajneri Inzagi pas ndeshjes së fituar 4:0.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat