​Celtic fiton derbin e madh skocez

Futboll

​Celtic fiton derbin e madh skocez

Më: 1 shtator 2024 Në ora: 17:01
Foto ilustrim

Kampioni skocez Celtic mposhti rivalin e tyre më të madh Glasgow Rangers me rezultat 3:0 në ndeshjen e xhiros së katërt të kampionatit vendas në shtëpi dhe kështu ruajti një paraqitje 100 për qind.

Në pjesën e parë në “Old Firm”, siç quhet derbi i këtyre klubeve, Celtic kaloi në epërsi 2:0 me golat e Daizen Maeda në minutën 17’ dhe Kyoga Furuhashi në minutën 40’ dhe më pas Callum McGregor konfirmoi fitoren në minutën 75’.

Celtic është në krye të tabelës me maksimum 12 pikë dhe gol diferencë 12:0, po aq sa edhe Aberdeeni i dyti.

Ndërsa Rangers është i treti me shtatë pikë, aq sa i katërti Motherwell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat