Malisheva me një lojtar njofton me humbje kampionin e Kosovës 

Futboll

Malisheva me një lojtar njofton me humbje kampionin e Kosovës 

Nga: K. G. Më: 1 shtator 2024 Në ora: 17:57
Malisheva

Ballkani i Therandës, kampion në fuqi, sot ka pësuar humbje me rezultat 3:2 nga Malisheva në stadiumin “Liman Gegaj”.

Malisheva po tregon lojëra fantastike, në katër javët e para, dy fitore e një barazim (një ndeshje më pak).

Djelmoshat e kryetrajnerit të Ballkanit, Ilir Daja, sot pësuan humbje dhe i zhvendosi nga kreu në pozitën e tretë me 7 pikë. 

Për Malishevën shënuan Prekazi (13’), Hazrollaj (61’), Bunjaku (72’) dhe për Ballkanin realizoi Adentunji (28′).

Malisheva ka luajtur pa një lojtar nga minuta e 38-të, kur Etnik Brruti është përjashtuar me karton të kuq.

Malisheva renditet në vend të katërt me 7 pikë sa ka edhe Ballkani në krye të renditjes. 
 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat