Drejtori Ibraimi: Lojtarët që na u ofruan s’ishin në lartësinë e Tiranës

Futboll

Drejtori Ibraimi: Lojtarët që na u ofruan s’ishin në lartësinë e Tiranës

Më: 1 shtator 2024 Në ora: 20:11
Agim Ibraimi

Në prag të sfidës përballë Egnatias, drejtori i Tiranës Agim Ibraimi foli për RTSH Sport. Ibraimi zbuloi se bardheblutë do të rikthehen në Air Albania pas ndeshjeve të Kombëtares, ndërsa prek edhe temën e merkatos.

“Si çdi nisje ka problematikat e veta. Gjatë rrugës kemi krijuar një identitet të ri në të cilën duhet të jemi të kënaqur me atë që kemi treguar në fushë. Por, klubet e mëdha si Tirana nuk kënaqen me kaq. Na duhen pikë, jo vetëm loja e mirë.

Na janë ofruar shumë lojtarë, por me analizat e bëra duhet të merreshin vendime më të rrepta në kuadër të lojtarëve që kemi. Ata që na janë ofruar nuk ishin në lartësinë e Tiranës.

Gjumsi dhe Prengaj? Ne mundohemi t’u implementojmë lojtarëve mentalitetin. Nëse ata funksionojnë do të jetë më mirë për ekipin. Nëse rrinë në neglizhencë nuk do të kesh sukses. Duke sakrifikuar, Zoti nuk ja ha hakun askujt.

Kur rikthehemi në kryeqytet? Kishim një marrëveshje për t’u bërë ndeshja në Air Albania, por Kombëtarja bëri që të shkojnë jashtë. Në ndeshjet e ardhshme do të bëjmë një marrëveshje e do të rikthehemi në Tiranë.

Nëse do të kisha frikë nuk do ta merrja përsipër këtë punë. Me merak kam vetëm veten time që kam lënë herët futbollin. Nuk më pëlqen zona e rehatisë”, tha Ibraimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat