Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, ka treguar lojë shumë të mirë në fanellën e Koln-it, duke kontribuar në fitoren në udhëtim, me rezultat 3:1 ndaj Schalke 04.
Për Koln shënuan Downs (25'), Maina (45+1') e Lemperle (46') dhe për Schalken realizoi Karaman (66').
Paçarada ka asistuar në golin e tetë pikërisht në minutën e 46-të.
Leart Paçarada është vlerësuar me notën 7.7 nga faqja e specializuar “Sofascore”.
Portieri Jones Urbig i Koln është lojtar i ndeshjes, me notën 8.0.
Pas javës së 4-ë në Bundesliga II.,Koln renditet në vend të 6-të me 7 pikë apo ka tre më pak se lideri Fortuna Dusseldorf dhe Schalke zë pozitën e 12-të me 4 pikë të mbledhura.