Riktheu Dinamon te fitorja

Futboll

Riktheu Dinamon te fitorja

Më: 1 shtator 2024 Në ora: 23:08
Erjon Xhafa

Dinamo merr fitoren e parë dhe pikët e para sezonale duke mposhtur Elbasanin në Elbasan Arena. Blutë shënuan të parët, por u ndëshkuan menjëherë me karton të kuq e më pas erdhi edhe goli i barazimit.

Por, nuk mbaroi me kaq teksa një penallti e kthyer në gol nga Dejvi Bregu i dha fitoren ‘Ndëndetëses’. Në përfundim të ndeshjes, trajneri i përkohshëm Erjon Xhafa foli për RTSH Sport.

“Na gëzon 3 pikëshi. Nuk ishim të qetë gjatë javës. Punuam në anën psikologjike pas humbjes në Ballsh. Falenderoj lojtarët që m’u gjendën të gatshëm. Kërkuam të shfrytëzojmë pikat e dobta e të forta të Elbasanit. U them vetëm bravo pasi 3 pikëshi s’ka nevojë të komentohet.

Duke parë që ishim një ekip i brishtë duke vuajtur me topat në brendësi krijova një skaudër të shkurtër që nuk preson lart. Kur merrnim topin kërkoja një dalje të shpejtë dhe ndryshime krahësh pa humbur durimin. Më parë kërkonim të luanim shpejt dhe humbnim topin shpejt. Kërkova të jemi vetëm të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat