Ballkani është në kërkim të një trajneri të ri pasi tashmë ka ndarë rrugët me Ilir Dajën pas një epoke shumë të suksesshme të tij.
Humbja nga Malisheva me rezultat 3-2 solli edhe fundin e bashkëpunimit ndërmjet Dajës dhe kampionit të Kosovës, andaj kërkimi për zëvendësime tij tashmë ka filluar.
Shumë emra janë përmendur deri më tani, në mesin e të cilëve edhe trajneri i njohur kosovar, Arbnor Morina.
Burime të KosovaPress shumë afër trajnerit kanë bërë të ditur se Morina është i hapur për këtë mundësi, por që deri më tani nuk ka pasur bisedime konkrete në këtë drejtim.
Ndryshe, në katër ndeshjet e parë të Superligës, Ballkani ka regjistruar dy fitore, një barazim dhe një humbje.