Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë në konferencë për mediat ka shpjeguar arsyet pse ka lënë jashtë grumbullimit portierin Etrit Berisha.
Ai tha se kjo nuk do të thotë se portieri e ka mbyllur aventurën e tij me kombëtaren, por për shkak se aktualisht është pa skuadër dhe nuk është në formën e tij më të mirë për të luajtur.
“Jo absolutisht jo. Berisha për momentin është pa një skuadër dhe nuk është në formën e tij më të mirë për të luajtur.
Kjo është arsyeja e lënies jashtë të tij “, tha ai