Ronaldo për Portugalinë: Nuk më ka shkuar kurrë në mendje

Futboll

Ronaldo për Portugalinë: Nuk më ka shkuar kurrë në mendje

Më: 2 shtator 2024 Në ora: 22:56
Cristiano Ronaldo

Kapiteni portugez ka sqaruar pozicionin e tij në kombëtare në një konferencë për shtyp.

Cristiano Ronaldo është thirrur nga trajneri Roberto Martinez për ndeshjet e radhës të Portugalisë në Ligën e Kombeve kundër Kroacisë dhe Skocisë.

Në moshën 39-vjeçare, ish-lojtari i Real Madridit dhe Juventusit vijon karrierën në kombëtare pas zhgënjimit të fundit në kampionatin europian.

"Nuk më shkon as në mendje të largohem nga Portugalia - konfirmoi CR7 - Unë gjithmonë mendoj të jem mes titullarëve, por gjithmonë do të respektoj vendimet e trajnerit.

Në momentin që ndjej se nuk mund të konkurroj në nivel me të tjerët, unë do të jem i pari që do të them stop".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat