​Sfida me Rumaninë, Kosova zhvillon sot stërvitjen e radhës

Futboll

​Sfida me Rumaninë, Kosova zhvillon sot stërvitjen e radhës

Më: 3 shtator 2024 Në ora: 08:53
Foto ilustrim

Të premten do të nis rrugëtimi i Kosovës në edicionin e ri të Ligës së Kombeve dhe përgatitjet e “Dardanëve” kanë filluar që nga dita e hënë.

Trajneri Franco Foda theksoi në konferencë për media se objektivi është vetëm fitorja ndaj Rumanisë në “Fadil Vokrri”, e për më tepër edhe synimi për të qenë të parët në këtë grup.

Pas stërvitjes së djeshme, “Dardanët” do të punojnë edhe sot në Kampin Nacional në Hajvali.

Stërvitja do të fillojë nga ora 11:00, ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat