Selektori i Shqipërisë fton në Kombëtare mbrojtësin e Benficas

Futboll

Selektori i Shqipërisë fton në Kombëtare mbrojtësin e Benficas

Më: 3 shtator 2024 Në ora: 11:11
Berat Gjimshiti

Kombëtarja shqiptare ditën e djeshme ka zhvilluar stërvitjen e parë për ndeshjet e Nations League. Grupi i lojtarëve nuk ishte ende i plotë, teks ditën e sotme pritet të plotësohet.

Siç dihet Armando Broja nuk do të jetë i gatshëm për sfidën me Ukrainën dhe Gjeorgjinë pasi ka probleme me tendinën e Akilin, teksa në vend të tij Sylvinho ka ftuar Myrto Uzunin.

Por jo vetëm ka, pasi stërvitja e parë e kuqezinjve nuk ka shkuar siç duhet për Berat Gjimshitin. Kapiteni është dëmtuar, ku mësohet se ka një tërheqje muskulare.  Në vend të tij Sylvinho ka thërritur mbrojtësin e kombëtares U21, që ndodhet gjithashtu në grumbullim për ndeshjet e sajë, Adrian Bajramin, 22-vjeçarin që aktivizohet tek Benfika B në kampionatin portugez.

Nuk dihet ende se sa do të zgjasë ky dëmtim i kapitenit, por që nga shenjat e para duket se kapiteni kuqezi dhe futbollisti i Atalantës mund të humbasë ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve atë përballë Ukrainës më 7 shtator.

Ende nuk dihet nëse do të jetë në gjendje për të qenë i gatshëm në ndeshjen e dytë, atë ndaj Gjeorgjisë më 10 shtator në Tiranë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat