Vllaznia ka bërë edhe një afrim në orët e fundit të merkatos. Kështu Edlin Randy Essang-Matouti do të transferohet në Shkodër dhe do të bëhet pjesë e kuqebluve.
21-vjeçari luan si sulmues dhe kjo i shton alternativat në repartin e avancuar.
Nga sa mësohet Matuti ka firmosur një kontratë afatgjatë me Vllaznomë dhe shumë shpejt pritet të zyrtarizohet në Shkodër.
Vlen të theksohet se 21-vjeçari është pjesë e përfaqësueses së Gabonit, ndërsa sezonin e fundit e mbylli në Algjeri.