Gjermania përgatitet për ndeshjet e Ligës së Kombeve

Futboll

Gjermania përgatitet për ndeshjet e Ligës së Kombeve

Më: 3 shtator 2024 Në ora: 11:43
Nagelsmann

Të papriturat në kombëtaren gjermane nuk kanë fund.

Pas njoftimit të lamtumirës nga Manuel Nojer para disa ditësh, trajneri Julian Nagelsman në prononcimin para mediave e ka lënë të hapur pistën e rikthimit. Është interesante se, sipas Nagelsman, nuk është e pamundur që Nojer të festojë një rikthim në ekipin kombëtar në të ardhmen.RIKTHIMI.

“Dera nuk është e mbyllur për asnjë nga lojtarët. Nëse u pëlqen, dera nuk mbyllet kurrë plotësisht, por mbetet gjithmonë e hapur në sport”, tha mes të tjerash “timonieri” i Gjermanisë. Aludohet prej “Bild” se Nojer projekton të jetë sërish në katërkëndëshin e përfaqësues në Botërorin 2026. Julian foli më tej për shiritin e kapitenit, teksa i është besuar Joshua Kimish. Ndërsa “Pancerat” përgatiten për ndeshjet e Ligës së Kombeve, që do të mbahen këto ditë.

KAPITENI I RI – “Kemi emëruar tre kapiten të rinj. Joshua Kimish është kapiteni numër një, Antonio Rydiger dhe Kai Haverc janë pas tij. I gjithë grupi është dakord me këtë vendim. Ata kanë eksperiencën e nevojshme për të udhëhequr kombëtaren në kompeticionet elitare”.

PORTA – “Mark-Andre ter Shtegen është me meritë numri ‘1’ i ri. Ai ka treguar performancë të larta te Barcelona ndër vite dhe e meriton. E kemi të sigurtë katërkëndëshin, por gjithçka mund të ndodh në të ardhmen”, vijoi Nagelsman, e cila i jep sërish zë rikthimit të Nojerit në mënyrë indirekte.

KIMISH – “Për mua kapiteni është ai që përcjell mendimin e skuadrës tek ekipi trajner dhe jo anasjelltas. Joshua është një model absolut në mënyrën se si e kryen punën e tij. Ai është dikush që udhëheq rrugën dhe për këtë arsye është një pasardhës logjik i Ilkai Gyndoan. Kimish, gjithmonë i sinqertë dhe ju tregon drejtpërdrejt nëse diçka nuk shkon, gjë që unë e vlerësoj tek ai si person. Përveç kësaj, i plotëson edhe të gjitha kërkesat për një kapiten të mirë në aspektin sportiv. Ai ishte mbrojtësi i djathtë më i mirë në EURO dhe do të mbetet një mbrojtës i djathtë me ne.

SHPËRNDARJA E ROLEVE NË EKIP – “Tani i kemi ndryshuar pak detyrat. Ata janë pjesë në ndeshjet e shtatorit dhe në ndeshjet e ardhshme në thelb do të jenë rolet e lojtarëve të rregullt dhe zëvendësues. Me synimin për Kupën e Botës, ne duam të kemi një grup kryesor futbollistësh që zhvillojnë imazhin për veten, sikurse për të fituar ndeshjet. Të gjithë kanë shansin për të luajtur, por profili i rolit duhet të plotësohet, qoftë si lojtar i rregullt apo si zëvendësues”, theksoi trajneri i kombëtares gjermane.

PLANI TAKTIK – “Ne do të konsolidojmë rrugëtimin që bëmë në Kampionatin Europian, sepse kemi bërë shumë gjëra mirë. Por ne duam ta perfeksionojmë dhe jo ta komplikojmë. Javët e para të sezonit janë zakonisht më intensivet dhe ne nuk duam t’i lodhim lojtarët, veçanërisht jo në kokën e tyre. Kjo është arsyeja pse ne po bëjmë një hap prapa kur bëhet fjalë për ndryshimet taktike”, përfundoi Julian Nagelsman. Gjermani përballet me Hungarinë në datën 7 shtator (Dyseldorf) dhe 3 ditë më vonë udhëtojnë në Holandë (Amsterdam), ndeshje të vlefshme për grupin A të Ligës së Kombeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat