​Refuzimi i trajnerit, Ibra kërkon sqarime nga Leao dhe Theo Hernandez

Futboll

​Refuzimi i trajnerit, Ibra kërkon sqarime nga Leao dhe Theo Hernandez

Më: 3 shtator 2024 Në ora: 13:01
Zlatan Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic dhe drejtori teknik i Milanit, Geoffrey Moncada, kanë biseduar me Rafael Leao dhe Theo Hernandez menjëherë pas ndeshjes kundër Lazios, pasi lojtarët kishin bërë bujë duke mos o ofruar tek trajneri gjatë një pazue të shkurtër.

Incidenti shkaktoi pak bujë dhe çoi në një komunikim online mes Leaos dhe ekspertit Paolo Di Canio. Sipas raportimeve të së martës, Ibrahimomvic dhe Moncada folën me dy lojtarët në fjalë menjëherë pas përfundimit të ndeshjes.

“La Gazzetta dello Sport” raporton se Leao dhe Hernandez pretenduan se sapo kishin hyrë në fushë dhe nuk kishin nevojë për një pushim freskues.

Lojtarët kanë dhënë sqarimin e tyre edhe në dhomën e zhveshjes para se të dilnin para mediave. Ky shpjegim e bindi klubin të mos jepte asnjë ndëshkim të mëtejshëm.

Ibrahimovic, i cili nuk ishte personalisht aty, foli me lojtarët në telefon dhe u dha atyre mbështetje. Ai gjithashtu u kujtoi atyre qëndrimin e klubit: Fonseca është në krye dhe vendimet e tij duhet të respektohen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat