​Zeneli: Po, e kam refuzuar Kosovën dhe ndjehem mirë

Futboll

​Zeneli: Po, e kam refuzuar Kosovën dhe ndjehem mirë

Më: 3 shtator 2024 Në ora: 13:22
​Zeneli: Po, e kam refuzuar Kosovën dhe ndjehem mirë

Mesfushori Besfort Zeneli ka folur për herë të parë ne lidhje me refuzimin e Kombëtares së Kosovës duke thënë se e ka marrë këtë vendim dhe se ndihet mirë tani.

Ai ka thënë se po e pret ftesën e Suedisë dhe se ajo është zgjidhja e duhur për të.

“Jam ftuar të Kosova por e kam refuzuar. Tani duhet të fokusohem të luaj mirë dhe të pres ftesën nga Suedia në të ardhmen.

Ndjehem mirë që e kam marrë këtë vendim. Suedia është e duhur për mua. Vëllau Arbëri dhe familja më kanë mbështetur plotësisht në këtë vendim. Nuk kam pasur absolutisht asnjë problem”, ka thënë Zeneli për Sportbladet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat