Ronaldo nuk i harron problemet te Manchester United

Futboll

Ronaldo nuk i harron problemet te Manchester United

Më: 3 shtator 2024 Në ora: 14:19
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo nuk ndryshon kurrë. Egoja është forca e tij më e madhe, bashkë me vendosmërinë dhe disiplinën. I grumbulluar me kombëtaren portugeze për ndeshjet e shtatorit, ylli portugez ka dhënë një deklaratë pikante, e cila shkon si shigjetë nga larg edhe për trajnerin Erik ten Hag, me të cilin CR7 ka pasur jo pak probleme.

“A jeni gati të qëndroni në stol, nëse ju kërkohet?” – ishte pyetja e një gazetari për sulmuesin më të mirë në historinë e portugezëve. “Në mendjen time, jam gjithmonë titullar. Deri në fund të karrierës, gjithmonë do të mendoj se do ta nis nga minuta e parë”, u përgjigj Cristiano.

“Gjithmonë do të respektoj vendimet. Jo vetëm të trajnerit, por edhe të klubit.

Kështu kam bërë gjithmonë. I kam respektuar edhe kur janë sjellë keq me mua një herë apo dy herë. Aty ku ka etikë profesionale, unë tregoj respekt për vendimet e trajnerit”.

“Kur nuk respektohet etika profesionale, atëherë vendimet e mia janë ndryshe, sepse duhet të përgjigjem. Dua të jem aset i kombëtares. Nëse kjo nuk ndodh, do të jem i pari që do kërkoj largimin. Megjithatë, po u largova, do të largohem me ndërgjegje të pastër”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat