Andrei Ratiu: Ne e dimë nga e kaluara se si është me Kosovën 

Futboll

Andrei Ratiu: Ne e dimë nga e kaluara se si është me Kosovën 

Nga: K. Goca Më: 3 shtator 2024 Në ora: 14:31
Andrei Ratiu

Gjithçka gati për sfidën e parë mes kombëtares së Kosovës dhe Rumanisë, e cila luhet të premten e fundjavës (20.45) në kuadër të Ligës C të Kombeve në futboll. 

Mbrojtësi i Rumanisë, Andrei Ratiu, ka dërguar mesazh të fortë para përballjes me Kosovën.

Ndryshe Ratiu është lojtar i Rayo Vallecanos.

Mbrojtësi rumun është i vetëdijshëm për rëndësinë e ndeshjeve të Ligës së Kombeve dhe beson se kombëtarja e tij ka rast për të kaluar në play-off për Kampionatin Botëror. 

“Ne kemi një rast të madh për të hyrë në play-off për Kampionatin Botëror dhe duhet të fillojmë me këmbën e djathtë, të jemi të bashkuar si më parë dhe të marrim 6 pikët.

Do të jenë ndeshje të vështira, sigurisht; ne e dimë nga e kaluara se si është me Kosovën, veçanërisht në shtëpinë e tyre.

Do të jetë një ndeshje me shumë duele, me topa të fituar dhe mendoj se duhet të jemi një grup shumë i bashkuar, të luajmë ashtu siç dimë e të marrim 3 pikët në Prishtinë”, tha Andrei Ratiu në një intervistë në “FRF”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat