Si mund të kualifikohet Shqipëria në Botërorin e 2026-s përmes Ligës së Kombeve?

Futboll

Si mund të kualifikohet Shqipëria në Botërorin e 2026-s përmes Ligës së Kombeve?

Më: 3 shtator 2024 Në ora: 14:52
Shqipëria

Kombëtarja shqiptare ka nisur grumbullimin për tu përgatitur për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Kuqezinjtë do të luajnë për ballë Ukrainës më 7 shtator në Pragë dhe më 10 shtator kundër Gjeorgjisë në Tiranë.

Ndeshjet janë të vlefshme për grupin 1 të ligës B, ku ndodhet edhe Republika Çeke.

Por në sezonin e katërt që zhvillohet ky kompeticion, Liga e Kombeve ka një rëndësi tepër të veçantë, pasi vlen edhe për kualifikueset e Botërorit të vitit 2026.

Katër fituesit e secilës ligë në Ligën e Kombeve do ti bashkohen 12 vendeve të dyta në kualikueset e përgjithshme për të bërë ‘play-off’. 16 ekipe në total do luftojnë për 4 vende, pasi siç dihet në Botërorin e 2026 nuk do jenë më 32 kombëtare pjesëmarrëse, por 48. Nga kjo ka përfituar edhe Evropa që më herët dërgonte 13 përfaqësuese në Botëror, ndërsa tani do shkojnë 16.

Sigurisht, nuk është një rrugëtim i lehtë, por është një “as nën mëngë” për kombëtaren tonë, për të  mundësuar një kualifikim historik në Botëror.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat