Arrestohet sulmuesi i Valencias, akuzohet për dhunë seksuale

Futboll

Arrestohet sulmuesi i Valencias, akuzohet për dhunë seksuale

Më: 3 shtator 2024 Në ora: 15:31
Rafa Mir

E pabesueshme ajo që ndodhi mbrëmë në Valencia.

Siç raportohet nga “Onda Deportiva Valencia”, Rafa Mir u arrestua për sulm të dyshuar seksual pas një ankese të paraqitur të shtunën nga dy gra rreth 25 vjeç kundër sulmuesit të klubit spanjoll.

Ngjarjet do të kishin ndodhur në shtëpinë e qendërsulmuesit të huazuar nga Sevilla, por gjithçka mbetet për t'u sqaruar.

Vajzat kanë pasur nevojë për ndihmë mjekësore në spital, ndërsa sulmuesi ka kaluar natën në qeli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat