“Jam duke ndryshuar paksa mentalitetin, sepse dua të rifitoj forcën.
Do të jap gjithçka në këtë sezon. Jua premtoj këtë”. Kjo është deklarata më e fundit nga sulmuesi Robert Lewandowski, i cili te Barcelona po shkëlqen ashtu si vite më parë te Bayern.
I emocionura për ribashkimin me trajnerin Hansi Flick, polaku është shprehur se ndihet mirë, ngaqë gjermanin e njeh në mënyrë të përkryer dhe me të ka festuar suksese të mëdha.
“Unë dhe Flick fituam gjithçka në futboll te Bayern.
Dihet se me të si trajner, tashmë ne luajmë një futboll më shumë sulmues dhe kjo më jep më shumë mundësi për të shënuar. Kjo është ajo që duan sulmuesit”.
Me katër gola në katër javët e para, Lewandowski duket i motivuar për të vendosur edhe rekorde. “Dua të shënoj më shumë gola se në sezonin e kaluar. Ndoshta 30, ndoshta 35. Dua të kaloj vetveten”.