Mungon Gjimshiti dhe Berisha, zbuloni kush do të jetë kapiteni i Shqipërisë

Futboll

Mungon Gjimshiti dhe Berisha, zbuloni kush do të jetë kapiteni i Shqipërisë

Më: 3 shtator 2024 Në ora: 16:51
Elseid Hysaj

Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë dy ndeshje përballë Ukrainës dhe Gjeorgjisë më 7 dhe 10 shtator në kuadër të Nations League.

Ekipi ka nisur zyrtarisht grumbullimin ku u zhvillua edhe seanca e parë stërvitore ditën e djeshme.

Lista e tanishme ka ngjallur shumë reagime me pensionimin e Gjasulës, mbetjen jashtë të lojtarëve si Etrit Berisha, Ernest Muçi si dhe dëmtimet e Armando Brojës e Berat Gjimshitit.

Me mungesën e këtij të fundit, Shqipëria mbetet ‘pa kapiten’ zyrtar në këto dy sfida, ndërsa s’do të kemi as kapitenin e dytë që ishte portieri Berisha.

Në këtë mënyrë, sipas edhe emrave në listë, i treti në rradhë është Elseid Hysaj i cili do të jetë kapiteni zyrtar në këto ndeshje dhe do të mbajë shiritin nëse do të zbresë në fushën e lojës.

Pas Hysajt, në rradhë janë Amir Abrashi, Rey Manaj e Thomas Strakosha dhe ky i fundit ka gjasat më të mëdha për të mbajtur shiritin pasi Hysaj e Abrashi kanë një rivalitet të fortë në pozicionet e tyre, ndërsa Manaj është rikthyer së fundmi në ekipin kuqezi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat