Shuhet një klub në Kosovë

Futboll

Shuhet një klub në Kosovë

Më: 3 shtator 2024 Në ora: 16:55
Opoja nga Komuna e Dragashit

Është shuar klubi futbollistik Opoja nga Komuna e Dragashit.

Një vit më parë, KF Opoja u shpall kampion i Ligës së Tretë për të dytin vit radhazi, duke siguruar edhe inkuadrimin në Ligën e Dytë.

Sezonin e kaluar, skuadra nga Dragashi kishte probleme të ndryshme, e më së shumti financiare, që quan drejt shuarjes së klubit.

Futbollistët u përballen me mungesë të pagave gjë që pas përfundimit të sezonit, shumica prej tyre u larguan nga klubi.

Në shortin e hedhur për edicionin e ri të Ligës së Tretë, i cili fillon me 7 shtator, KF Opoja nuk është shortuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat