Refuzon 3 skuadra angleze dhe një nga Franca

Futboll

Refuzon 3 skuadra angleze dhe një nga Franca

Më: 3 shtator 2024 Në ora: 17:08
Niko Uiliams

Niko Uiliams i kënaqi tifozët duke vendosur të qëndrojë në klubin bask të Atletik Bilbaos edhe për këtë sezon edhe shumë njerëz prisnin që ai të largohej. 22-vjeçari ka një klauzolë lirimi prej 58 milionë euro, e cila u konsiderua e lirë pas paraqitjes së tij në “Euro 2024”.

Ekipi më i lidhur me Niko Uilliamsin ishte Barcelona, por anësori dukej se i la “blaugranët” në pritje, duke mos iu përgjigjur ofertës së tyre sipas raportimeve në Kataluni. Megjithatë, sipas gazetës “Marca”, ai iu përgjigj tre klubeve tjera që nuk ishin Barcelona.

Informacioni i tyre është se Uilliams refuzoi tre skuadra që ishin të gatshme të paguanin klauzolën e tij të lirimit, pasi ai donte të qëndronte në Bilbao, megjithëse ato skuadra nuk përmenden me emra.

Një nga skuadrat më të lidhura me Uilliams ishte Paris Sen Zhermen, me menaxherin Luis Enrike shumë të njohur me të nga koha e tij në Spanjë. Liverpulli, Arsenal dhe Çellsi u lidhën të gjithë me Ëilliams gjatë verës, ndërsa ai e refuzoi Aston Villën, vitin e kaluar.

Ai ka tronditur disa ekipe duke iu referuar vendimit të tij për të qëndruar ‘për një vit më shumë’. Kampioni i Evropës ka kontratë deri në vitin 2027, por Atletik Bilbao do të përpiqet të zgjasë dhe përmirësojë marrëveshjen e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat