Tammy Abraham me siguri që ua ka fituar zemrat shpejt tifozëve të Milanit, sepse deklaratat e tij të para si milanistë janë të mrekullueshme: milanizëm, dashuri dhe kulturë.
“Kjo është skuadra që kam ndjekur qysh kur isha fëmijë. Klubi më ka marrë për të shënuar gola dhe sidomos me lojën time në ajër. E kuptoj rolin tim. Milani është një histori fantastike në botën e futbollit dhe jam krenar që jam këtu. Morata? Lider. Me të pranë vetëm rritesh dhe forcohesh”.
Giorgio Furlani, nga ana tjetër, ka qetësuar situatën e nxehtë të 48 orëve të fundit në Milano, duke shprehur mbështetje për trajnerin. “Dua të bëj me dije se Milani mbështet pa limite trajnerin Fonseca. Do të doja të kishim fituar 9 pikë në tri ndeshje, por rezultatet e deritanishme nuk ndryshojnë asgjë për teknikun”.
I pyetur për episodin Theo-Leao, ai është përgjigjur me ironi: “Ky është episod për ju, se për ne jo. Nuk ka pse të flitet papushim. Trajneri dhe lojtari folën për këtë, janë situata loje”.