Ronaldo pendohet për deklaratën

Futboll

Ronaldo pendohet për deklaratën

Më: 3 shtator 2024 Në ora: 17:26
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo deri tani ka shënuar 899 gola në karrierë. Pak ditë më parë, ai u shpreh se synon të arrijë shifrën e 1000 mijë golave dhe më pas do të publikonte videot në Youtube.

Duket se portugezi paskësh qenë duke bërë shaka. Ai ka dhënë një deklaratë të dytë, e cila ndryshon nga ajo e para.

“Do të jem i sinqertë: a mendoni se jam i shqetësuar për të shënuar 901 apo 902 gola, kur kam 899? Nuk ka më ndonjë ndryshim për mua”, tha CR7.

“Edhe sot që jam drejt fundit, e ndiej gëzimin kur luaj futboll. Të jesh konkurrues është gjëja më e rëndësishme sa i përket golave. Ndonjëherë shënon, ndonjëherë dështon, por kjo është pjesë e jetës”.

“E di se thashë që dua të shënoj 1000 gola, por ishte më shumë një shaka. Para se të shënoja 1000 gola, së pari dua të arrij 900. Nëse kjo nuk ndodh, nuk ka problem, 900 gola nuk janë keq”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat