Mbrojtësi 30-vjeçar është bashkuar me 18 herë kampionët e Shqipërisë
Dinamo City ka surprizuar në merkato duke nënshkruar me mbrojtësin e Kombëtares, Naser Aliji. 30-vjeçari ishte lojtar i lirë pas mbylljes së kontratës me rumunët e Voluntari.
"FC Dinamo City ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin e Kombëtares, Naser Aliji.
Ditën e sotme në prani të presidentit Adrian Bardhi dhe drejtorit Pinari, Aliji firmosi edhe kontratën që e bën pjesë të ekipit 18 herë kampion në vazhdim.
Mbrojtësi 30-vjeçar vjen tek blutë e kryeqytetit pas një karriere të suksesshme në Europë, me ekipe si Basel, Vaduz, Kaiserslautern, Virtus Entela, Honved dhe sëfundmi FC Dinamo dhe Voluntari në Rumani", njofton Dinamo.