Gjyqtari nga Azerbajxhani, Aliyar Aghayev (36 vjeç) është caktuar për të gjykuar ndeshjen Kosovë – Rumani.
Ndeshja është planifikuar të zhvillohet të shtunën, nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.
Aliyar Aghayev do të ketë në dispozicion ndihmësit nga vendi i tij, Azerbajxhani, vëzhguesi i arbitrit u zgjodh nga Qiproja dhe delegati i UEFA-s nga Bullgaria.
Gjyqtari: Aliyar Aghayev (Azerbajxhan)
Asistent 1: Zeynal Zeynalov (Azerbajxhan)
Asistent 2: Akif ëmirali (Azerbajxhan).