Kampionët e Shqipërisë dhe Kosovës përplasen në raundin e parë

Futboll

Kampionët e Shqipërisë dhe Kosovës përplasen në raundin e parë

Më: 3 shtator 2024 Në ora: 20:31
2 Korriku

Kampionët e Shqipërisë dhe Kosovës përplasen në raundin e parë!

Pas shorteve të hedhura pak ditë më parë për tre kompeticionet e UEFA-s, Champions, Europa e Conference League, radha ishte për futbollin e moshave që gjithashtu do të luaj në Youth League, ekuivalentja e Championsit për ekipet U19.

Është ende faza kualifikuese dhe Shqipëria përfaqësohet nga Bylis i cili u shpall kampion në Superiore, ndërsa Kosova përfaqësohet nga KF 2 Korriku. Shorti i hedhur në ambientet e UEFA-s vuri përballë të dyja këto ekipe duke sjellë kështu një ‘Vëllazërore’ në Youth League.

Fituesi i ‘Vëllazërores’ do të përballet me fituesin e çiftit tjetër, AFC (Irlandë) - Stjarnan (Islandë). Datat e sfidave mbeten ende për t’u përcaktuar në një njoftim të dytë nga UEFA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat