Këtë javë Mauricio Pochettino do të bëhet trajneri i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Prej disa javësh, marrëveshja mes Federatës Amerikane dhe trajnerit argjentinas është totale dhe në orët në vijim – maksimumi në ditët në vijim – duhet të zyrtarizohet.
Avokatët po punojnë për të shqyrtuar dokumentet, përpara se të hedhin firmën. Kështu bën të ditur eksperti i merkatos, Fabrizio Romano.
Pochettino së fundmi ishte në krye të Chelseat, dërisa më herët ka qenë pjesë e Tottenhamit, PSG-së, Southamptonit dhe Espanyolit.