Sergio Camello, sulmuesi i Rayo Vallecano, është heroi i Spanjës këtë verë.
Ai e bëri këtë duke hyrë në finalen tepër dramatike të turneut të futbollit në Lojërat Olimpike kundër mikpritësit Francës afër fundit të lojës, e cila përfundoi 3:3 në pjesën e rregullt dhe më pas shënoi dy gola në kohën shtesë për të fituar 5:3.
Në një intervistë për ABC, ai tha për temën e shumë parave dhe luksit që rrethojnë futbollistët e rinj:
“Nuk do të më shihni të veshur një fanellë 600 euro, sepse nëna ime ka fituar 700 euro në muaj gjithë jetën time. Kjo thjesht nuk do të ishte e drejtë.
Ne kemi jetuar gjithmonë me modesti dhe këtë e kam ruajtur edhe sot. Unë nuk do të blej një orë të shtrenjtë kur vëllai im nuk e ka një të tillë.
Ka njerëz që dinë të vlerësojnë disa gjëra më shumë se të tjerat. Në futbollin e sotëm, për fat të keq, ka shumë lojtarë që nuk dinë çfarë të bëjnë me paratë. Kam pasur shumë shokë të tillë”, ka thënë ai.
Camello ka mbetur i tillë edhe pse miliona sillen rreth tij.
Verën e kaluar Rayo e solli nga Atletico Madrid për një dëmshpërblim prej 5 milionë eurosh dhe luan për një pagë prej 12.500 euro në javë./