Keidi Bare shpallet ‘Lojtari i Muajit’ në Spanjë

Futboll

Keidi Bare shpallet ‘Lojtari i Muajit’ në Spanjë

Më: 4 shtator 2024 Në ora: 18:09
Keidi Bare

Keidi Bare është një nga emrat që nuk janë më pjesë e Kombëtares shqiptare. Mesfushori, më parë, ka qenë gjithnjë pjesë e grupit madje edhe si titullar, por me ardhjen e Sylvinhos dalëngadalë pesha e tij në skuadër u zbeh.

Bare nuk u preferua në Europian, ndërsa do të mungojë sërish për ndeshjet e shtatorit ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë. Në vend të tij, Silvinho preferon më shumë prezencën e një veterani si Abrashi për të ndihmuar në dhomat e zhveshjes.

Megjithatë, Bare vijon të dhurojë performanca të shkëlqyera në fushën e lojës. Këtë verë u transferua te Real Zaragoza dhe menjëherë është kthyer në protagonist absolut. 27-vjeçari ishte titullar në 3 ndeshjet e para të LaLiga2 duke regjistruar edhe 1 asist.

Performancat e mira në fushë i kanë dhënë atij çmimin ‘Lojtari më i Mirë i muajit Gusht’ në ekipin e Real Zaragozas.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat