Përplasje mes tifozëve ultras të Interit

Futboll

Përplasje mes tifozëve ultras të Interit

Më: 4 shtator 2024 Në ora: 18:17
Foto ilustrim

Ka pasur një shkëmbim zjarri mes ultrasve të Interit në “Cernusco sul Naviglio”, në periferi të Milanos dhe bilanci është një i vdekur dhe një i plagosur.

Sipas asaj që raporton “La Stampa”, 36-vjeçari Antonio Bellocco, një kriminel i dënuar dhe i lidhur me klanin Rosarno, u godit me thikë për vdekje pasi hapi zjarr ndaj Andrea Beretta, lideri historik i tifozëve zikaltër. Gjithçka ndodhi pranë palestrës Testudo, një vend takimi shumë i njohur për mbështetësit e “Curva Nord”.

Sipas një rindërtimi fillestar të fakteve, Bellocco qëlloi Berettën, duke e plagosur në këmbë.

Të shtënave me armë zjarri, 49-vjeçari i është përgjigjur më pas me një goditje vdekjeprurëse me thikë në fyt.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë mjetet e emergjencës dhe policia. I arrestuar me dyshimin për vrasje, Beretta u dërgua në burgun “San Raffaele” në Milano dhe u ruajt në spital. Për Bellocco nuk mund të bëhej asgjë, pasi humbi jetën në vendngjarje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat