Firmos me Skënderbeun

Futboll

Firmos me Skënderbeun

Më: 4 shtator 2024 Në ora: 18:18
Albi Doka

Tashmë është zyrtare: Skënderbeu njofton se Albi Doka është zyrtarisht bardhekuq nga dita e sotme.

Lojtari ka firmosur një kontratë për 3 vitet e ardhshme me klubin korçar.

Skënderbeu ka forcuar mbrojtjen me Albi Dokën, i cili kthehet në Shqipëri pas një viti në kampionatin hungarez, me Ujpeshtin. Ish-mbrojtësi i Tiranës kthehet si lojtar i lirë dhe do të luajë me korçarët për tre sezone.

“Albi Doka zyrtarisht bardhekuq! Doka ka hedhur firmën mbi kontratën që e lidh me klubin për 3 vitet e ardhshme!”, shkruhet në njoftimin e klubit korçar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat