Nico Williams jep përgjigjen e papritur për tifozin madrilen

Futboll

Nico Williams jep përgjigjen e papritur për tifozin madrilen

Më: 4 shtator 2024 Në ora: 18:32
Nico Williams

Nico Williams ishte emri më i përmendur në merkaton e Barcelonës gjatë verës që lamë pas, por duket se në Spanjë duan ta shohin gjithashtu edhe te Real Madrid.

Një tifoz sot e befasoi duke i bërë pyetjen që nuk e priste askush. Ai e pyeti: “A dëshiron vish te Real Madrid në vitin e ardhshëm?” Nico Williams, pa u kursyer aspak, u përgjigj: “Nuk ka shans, bastard”.

Numri 10 i Bilbaos, kampion Europe me Spanjën, është i apasionuar pas lojës së bukur të katalanasve, edhe pse nuk e shpreh publikisht. Miqtë e tij të afërt e kanë konfirmuar këtë. Me përgjigjen e dhënë sot, kjo është edhe më e dukshme.

Në muajt korrik dhe gusht, klubi i tij aktual, Bilbao, e bëri të qartë se nuk do ta toleronte Barcelonën duke mos i lejuar pagesat me këste, por vetëm shitjen me një pagesë të vetme. Presim nëse kjo situatë do të përsëritet në verën e ardhshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat