Lewandowski: Akademitë po krijojnë lojtarë të ngjashëm

Futboll

Lewandowski: Akademitë po krijojnë lojtarë të ngjashëm

Më: 4 shtator 2024 Në ora: 18:33
Lewandowski e Yamal

Robert Lewandowski mendon se intensifikimi i akademive në botën e futbollit nuk ka ndihmuar në të gjitha aspektet teknike të lojës.

Sipas tij, kjo nuk krijon hapësira për të pasur stile të ndryshme loje dhe futbollistësh.

“Futbolli po ndryshon gjithmonë e më shumë. Mënyra sesi lojtarët e rinj mësojnë se si të luajnë futboll po ndryshon gjithashtu”, ka thënë fillimisht Lewandowski.

“Brezi ynë erdhi nga rrugët.

Tani është pothuajse e pamundur, sepse akademia prodhon lojtarë shumë të ngjashëm, ngaqë përdoret një metodikë e caktuar. Kjo është arsyeja pse nuk shihni shumë sulmues si unë dhe Harry Kane. Sot të gjithë duken njësoj”, shtoi sulmuesi polak.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat