Aktualisht i grumbulluar me kombëtaren spanjolle, Dani Carvajal këto ditë u ngacmua për vendimet e radhës në karrierën e tij. I pyetur nëse vendimi i Toni Kroos për të varur këpucët në gozhdë ka ndikuar edhe tek ai, spanjolli është përgjigjur se nuk po e konsideron.
“Kam kontratë deri në verën e ardhshme dhe për momentin nuk kam vendos asgjë. Dua të shijoj çdo ndeshje, çdo seancë stërvitore. Me kalimin e viteve, kuptohet vetë se kur të vjen fundi”.
“Marrëdhënia që kam me drejtuesit e klubit është shumë e qartë. Nëse të dyja palët janë dakord, këtu më keni edhe për disa vite. Nëse jo, atëherë do të shoh alternativat e mia”.
“Europa është dëshira ime e parë. Nuk do të doja të shkëputesha me familjen time në një vend të largët. Megjithatë, kurrë mos thuaj kurrë. Për momentin kam tri opsione, por nuk kam vendosur”.