Ademi: Të gjithë jemi për fitore, por futbollit nuk i dihet

Futboll

Ademi: Të gjithë jemi për fitore, por futbollit nuk i dihet

Më: 4 shtator 2024 Në ora: 19:06
Agim Ademi

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka folur për ndeshjen e 6 shtatorit ku në “Fadil Vokrri”, “Dardanët” do ta zhvillojnë ndeshjen kundër Rumanisë, në kuadër të Nations League.

Ademi tha se “të gjithë janë për fitore”.

“Ne të gjithë jemi për fitore, por futboll.. si dihet. Uroj që të fitojmë”, tha Ademi.

Sot kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore, në “Fadil Vokrri”, para ndeshjes kundër rumunëve.

Pas ndeshjes të së premtes, Kosova do të ballafaqohet me Qipron.

“Dardanët” më 9 shtator do të luajnë si mysafir.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat