Gostivari promovoi senegalezin Diata

Futboll

Gostivari promovoi senegalezin Diata

Më: 4 shtator 2024 Në ora: 19:07
Pamje nga prezantimi

Skuadra e Gostivarit u përforcua në pozitën e krahut të djathtë.

Drejtuesit e klubit ranë dakord me senegalezin Asane Diata, i cili u promovua mbrëmë vonë në mesnatë.

Bëhet fjalë për një futbollist 24-vjeçar, i cili mund të mbulojë të dyja pozicionet e krahut dhe vjen nga skuadra Karshiaka nga Qipro.

Në karrierën e tij, Diata ka luajtur për ekipe nga Senegali si Guedivaye, Tenguet dhe Pikine.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat