As Dortmund dhe as Leverkusen

Futboll

As Dortmund dhe as Leverkusen

Më: 4 shtator 2024 Në ora: 19:22
Tomas Myler

Tomas Myler ka parë gjithçka, ka luajtur kudo dhe ka fituar çdo trofe në karrierën e tij.

Vështirë të besohet, në fakt mund të jetë sezoni i tij i fundit për Bajern Mynih.Që nga fundjava e kaluar, bavarezi ka qenë në gjendje ta quajë veten “lojtari rekordmen i Bajernit”. Myler ka luajtur 710 ndeshje për bavarezët që nga viti 2008 dhe ky numër do të vazhdojë të rritet me zhvillimin e sezonit.

Duke parë golin e tij të ëndrrave në fitoren 2-0 kundër Freiburgut, sulmuesi 34- vjeçar tregoi se ai është ende i aftë të vendosë rol protagonisti në fushë. Edhe pse Myler është në fund të “perëndimit” të karrierës së tij, ai është ende i apasionuar pas çdo ndeshjeje.

Megjithatë, ka një kundërshtar që gjermani mezi pret veçanërisht të përballet në Bundesligë këtë sezon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat