Brajan Gruda do të vijë te Shqipëria

Futboll

Brajan Gruda do të vijë te Shqipëria

Më: 4 shtator 2024 Në ora: 20:12
Sadiku e Gruda

Shqipëria do të përforcohet në të ardhmen me të tjerë lojtarë shumë cilësorë.

Një prej tyre është edhe Brajan Gruda, që ka tërhequr vëmendjen dhe ka shkaktuar shumë polemika në kohët e fundit. Futbollisti që tanimë ka kaluar në Premier League te Brighton, refuzoi Shqipërinë dhe zgjodhi që të shkonte në stërvitje me Gjermaninë para Europianit. Një dëmtim dhe Gruda rikthehet në shtëpi, ndërsa tani është lënë jashtë listës së Gjermanisë për ndeshjet e shtatorit.

Duket se fati i Grudës është i destinuar te Shqipëria. I pyetur në konferencën për shtyp rreth këtij futbollisti, Silvinjo la të nënkuptuar se Brajani po afrohet gjithmonë e më shumë me Shqipërinë, por detajet nuk mund të bëhen publike pasi Gjermania mund të marrë për ta djegur dhe për t’i hequr shansin që të luajë për Shqipërinë.

Gazetari shqiptar Arlind Sadiku ka komentuar edhe rastin në fjalë. Ai është i bindur se Silvinjo i ka dërguar ftesë Grudës për takimet e shtatorit dhe se kjo ftesë është refuzuar, por sipas Sadikut, Gruda do të ndjek rrugën e Elvis Rexhbecajt që tanimë është prezantuar si një afrim i madh te Kosova pasi dëshironte Gjermaninë dhe këta të fundit nuk e llogaritën.


“Nga ajo që kuptova, u pa qartë se Silvinjo ka kontaktuar me Grudën ose me menaxherin.

Ka pasur kontakt, por nuk donte të jepte të tjera informata. Jam i bindur se Silvinjo i ka dërguar ftesë për ndeshjet e shtatorit dhe Gruda e ka refuzuar dhe mendoj se tani Gruda po e analizon situatën. Kemi rastin e shumë lojtarëve te Kosova që presin Kombëtare të tjera që nuk i ftojnë dhe pastaj nga halli, vijnë te Kosova. Si rasti i Elvis Rexhbecajt që priti për disa vite Gjermaninë dhe tani u prezantua si afrimi më i madh që ka pasur te Kosova, njësoj besoj se do të jetë edhe rasti i Grudës”, tha Sadiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat