Dardanët U21 vazhdojnë përgatitjet për ndeshjen kundër Izraelit, Bunjaku e Brruti optimistë 

Futboll

Dardanët U21 vazhdojnë përgatitjet për ndeshjen kundër Izraelit, Bunjaku e Brruti optimistë 

Më: 4 shtator 2024 Në ora: 22:15
Pamje nga stërvitja

Kombëtarja U21 e Kosovës, nën drejtimin e përzgjedhësit Afrim Tovërlani, ka vazhduar me përkushtim maksimal përgatitjet për ndeshjen e radhës kualifikuese kundër Izraelit, e cila do të zhvillohet më 10 shtator në Hungari.

Sot, Dardanët e rinj zhvilluan seancën stërvitore në Kampin Nacional në Hajvali, ku atmosfera mbetet tejet pozitive dhe lojtarët janë të përqendruar në arritjen e objektivit në këtë sfidë.

Fatjon Bunjaku ndau entuziazmin e tij për ecurinë e përgatitjeve: “Këto tri ditë kanë qenë shumë të mira për ne.

Atmosfera është jashtëzakonisht pozitive dhe kemi analizuar detajisht ndeshjen e fundit kundër Gjermanisë, me qëllim që të mos përsërisim gabimet kundër Izraelit. Besoj fuqishëm se nga Hungaria do të kthehemi me fitore”, tha ai.

Edhe Etnik Brruti shprehu besimin e tij për një rezultat pozitiv:

“Tri ditët e fundit kanë shkuar shumë mirë. I gjithë grupi dhe stafi po punojnë maksimalisht. Atmosfera është e shkëlqyer dhe jemi të bindur se në ndeshjen kundër Izraelit meritojmë tri pikët dhe do të japim gjithçka për t’i arritur ato”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat