Për rekord në Beograd

Futboll

Për rekord në Beograd

Më: 5 shtator 2024 Në ora: 11:04
De La Fuentes

Emri i Luis de la Fuentes është tashmë i shkruar me shkronja të arta në historinë e futbollit spanjoll. “Euro 2024” i fituar këtë verë në Berlin e vendos atë në një vend që ai e ndan vetëm me Hose Vijalongën, Luis Aragones dhe Visente del Bosken.

Është pikërisht ky grupi i trajnerëve që kanë arritur të shpallin kampione Spanjën, qoftë botëror apo europian. Luis de la Fuente nuk ka nevojë për rekorde të veçanta për të qëndruar në një shkallë ndeshur me trajnerët më të mirë që kanë kaluar në stolin e kombëtares spanjolle.

Por ai e ka një të afërt. Ato kanë 13 fitore radhazi në ndeshjet zyrtare të “La Roja”-s, sepse për UEFA-n dhe FIFA-n, ndeshjet e zgjidhura në penallti, ku Spanja mposhti Kroacinë në finalen e Ligës së Kombeve në vitin 2023, llogariten si barazime.

Kjo është shifra me të cilën De la Fuente përballet me fillimin e mbrojtjes së Ligës së Kombeve që Spanja fitoi, nën komandën e tij, në qershor 2023. Në Beograd, sonte në mbrëmje dhe në Gjenevë, të dielën, ai mund të barazojë dhe kalojë serine më të mirë të një trajneri spanjoll.

DY HUMBJE – Që kur Luis de la Fuente mori drejtimin e kombëtares, Spanja ka luajtur 21 ndeshje, 17 prej tyre zyrtare. Vetëm dy humbje shfaqen në kolonë: miqësorja kundër Kolumbisë në Londër dhe në “Hampden Park”, kundër Skocisë në kualifikueset e “Euro 2024”. Humbja kundër skocezëve në mars 2023, e vendosi atë në një situatë të komplikuar edhe pse ishte vetëm ndeshja e tij e dytë. Ajo mbetet deri më tani humbja e vetme në 17 ndeshjet zyrtare të De la Fuentes. Pjesa tjetër janë fitore. Prej tyre, 13 radhazi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat