A është i befasuar nga Lookman?

Futboll

A është i befasuar nga Lookman?

Më: 5 shtator 2024 Në ora: 11:09
Fabio Cannavaro

Gjatë një interviste të gjatë për “Gazzetta dello Sport”, ish-mbrojtësi i Parmës, Interit, Napolit, Juventusit dhe Real Madridit, Fabio Cannavaro foli kështu për nominimet e “Topit të Artë”, që shohin tre lojtarë të Serie A si protagonistë: “Për Lautaro nuk ka më asnjë pikëpyetje, është pasuri e madhe e Interit. Ai ka fituar titullin e Serie A dhe ‘Copa America’.

Kur pyesni veten se cili prej lojtarëve të Serie A do të luante për Real Madridin apo Manchester City, thoni pa hezitim Lautaro. Mbase askush tjetër…”

Calhanoglu është një “regjisor” i madh…

Ai ka cilësi të jashtëzakonshme, gjithashtu bën mirë edhe me Turqinë.

A jeni befasuar nga Lookman?

Jo, pas tre golave ​​në finalen e Ligës së Europës. Sezoni i tij ka qenë i jashtëzakonshëm.

Ju siguruat mbijetesën me Udinese, por nuk u konfirmuat si trajneri saj. Me çfarë po merreni tani?

Qëndroj në shtëpi, ndjek futbollin. Shoh se Udinese po bën shumë mirë, siç e kisha parashikuar, sepse ka ekip të fortë. Kam pasur oferta nga Nigeria, nga klubet iraniane, por deri në dhjetor dua të pres Italinë, ose të paktën Europën. Pastaj, nëse është e nevojshme, do të udhëtoj përsëri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat